Helmimi masiv ne Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera

schedule20:00 - 27 Tetor, 2021

schedule 20:00 - 27 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politikë, Rama u pyet nga gazetarët nëse investimi i ujësjellësit në Krujë ishte dëshmi investimi për fushatë.

Kreu i qeverisë i hodhi poshtë, duke ia kaluar përgjegjësinë ujësjellësit për atë që ka ndodhur. Kryeministri tha se qeveria bëri investimin dhe se ndërmarrja ka detyrime të tjera.

“Sipas jush, nuk duhej ndërtuar ujësjellësi të ri? Apo sipas jush ka sjellë këtë problem? Të ndërtosh një të ri është një gjë dhe të shikosh se uji ka shkuar nëpër shtëpia është një gjë dhe të shikosh parametra është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë nën hetim administrative për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas rindërtimit të rrugës së re është rritur numri i aksidenteve për shkak të shpejtësisë, e ka fajin rruga apo shoferi?”-u shpreh Rama. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!