Helmimi masiv në Krujë, drejtoresha e spitalit: Tre raste në urgjencë, situata më e qetë

schedule13:47 - 27 Tetor, 2021

schedule 13:47 - 27 Tetor, 2021

Drejtoresha e spitalit të Krujës Yllka Sheta ka deklaruar se gjatë paradites së sotme situata e krijuar për shkak të helmimit nga uji ka qenë e qetë. Ajo deklaroi se aktualisht janë tre persona në urgjencë dhe tre raste të tjera në pediatri të cilët po marrin trajtim mjekësor për shkak të simptomave të shkaktuara si pasojë e helmimit nga uji.

Lexo edhe: Flasin të shtruarit nga helmimi prej ujit në Krujë: Erdha pas mesnate, edhe mbesa në serum

“Gjatë paradites situata ka qenë e qetë. Tani është edhe më e qetë. Aktualisht janë dy ose tre persona në urgjencë dhe tre raste në pediatri. Gjatë darkës ka pasur raste më shumë. Ndonjëherë është edhe paniku i mbrëmjes jo se vërtetë mund të kenë nevojë për trajtim spitalor”, deklaroi ajo.

Ndërsa një mjek  i spitalit sqaroi se në total vetëm dy pacientë kanë ardhur për herë të dytë në spital dhe se të dyja rastet kanë lidhje me panikun dhe jo me pasojat e helmimit. Ai u shpreh se pacientët thonë se kanë përdorur depozitat që kanë pasur në gjendje.

“Bark dhe të vjella dhe temperaturë deri në 37.6. Kanë marrë trajtim në urgjencë dhe janë dërguar në trajtim ambulator. Janë dy raste që kanë ardhur për herë të dytë për shkak të panikut. Rastet e reja kanë qenë nga mëngjesi 7, prej të cilave 2 raste pediatrike. Pacientët thonë që kanë përdorur depozitat që kanë pasur gjendje”, deklaroi mjeku. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!