Helmimi masiv në Gjirokastër, aktivisti: Punonjësi i Bashkisë tërhiqte zvarrë kafshën, të vihen para përgjegjësisë fajtorët

schedule09:29 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 09:29 - 7 Dhjetor, 2020

Mëngjesin e kësaj të hëne u diskutua në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” masakra që u bë me helmimin e kafshëve të rrugës në Gjirokastër. Të ftuar në studio ishin ambientalisti Sazan Guri, aktivisti për të drejat e kafshëve Indrit Osmani dhe Emin Kokalari, i cili ka publikuar dhe fotot e kafshëve.
Aktivisti Osmani u shpreh se ky është një fenomen i përhapur jo vetëm në Gjirokastër, një ngjarje të cilën e cilësoi si të organizuar nga ana e Bashkisë.

“Është një dukuri qe përgjithshme që nuk ka ndaluar kurrë dhe në një farë mënyre në çdo qytet e gjen. Një fenomen i përhapur sidomos në qytete ku bëhen inagurime, ku ka rrugë të reja, një fenomen i dhunshëm që autoritetet nuk kursejnë të shfaqin sa herë, aq më tepër i rrezikshëm nëpërmjet helmimit.“, u shpreh ai.

Ndërkaq, në një lidhje me Skype Emin Kokalari tha se disponon disa video që tregojnë se kjo masakër është e organizuar, ndërsa shtoi se duhet të vihen para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Përsa i përket helmimit në Gjirokastër dua të bëj me dije se kanë qenë të organizuara se kemi arritur të marrim dhe disa pamje filmike ku janë gjetur dhe shenja helmimi të hedhura në ambiente ku kemi mbajtur kafshët dhe përveç këtyre duket në këto pamje që kemi publikuar punonjësi i Bashkisë rreth orës 1 e gjysmë të natës, nuk duket nëse ka hedhur helmin por direkt pas ikjes së tij duket sepse dalin kafshë që dridhen duke ngordhur në fund. pas këtij veprimi që ka ndodhur ne jemi mbledhur dhe me grupe të tjera njerëzish dhe kemi parë informacione të tjera se helmime kanë ndodhur dhe tek 18 Shtatori.

Dua të shtoj që një pjesë e qytetit është me kamera dhe besoj se është fare mirë e verifikueshme të dalë fajtori i kësaj vepre. Gjëja më e keqe që mund të ndodhte ishte se dy ditë më vonë morëm pamjet filmike të disa qenve të helmuar në sy të të gjithë njerëzve. Kemi dhe një punonjës të Bashkisë që tërheq kafshën zvarrë në mes të asfaltit duke e hedhur në koshin e mbeturinave. Një ditë më pas ndodhi një helmim i macëeve, është katastrofike se kuptoj si ka mundësi të ndodhë. Kemi materiale dhe aq më keq kur kemi një komunikatë nga Bashkia ku thotë se pamjet nuk tregojnë gjë.”, tha Emini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!