Helmimi i Navalny e ktheu kancelaren gjermane Merkel kundër Putin

schedule14:15 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 18 Shtator, 2020

Ekipi i Alexey Navalny ndodhej në Tomsk kur morën lajmin se lideri i opozitës u sëmur gjatë udhëtimit të tij për në Moskë. Ata nxituan për në dhomën ku kishte qëndruar Navalvy, në hotelin Xande dhe u përpoqën të mblidhnin prova, raporton Bloomberg

Kolegë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny thonë se kanë gjetur një shishe uji me gjurmë të agjentit nervor Novichok. Shishja e ujit u gjend në dhomën e tij të hotelit pas helmimit, transmeton abcnews.al

“Për ne ishte shumë e qartë që Navalny nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore”. Kështu që ne vendosëm të marrim gjithçka që mund të na shërbente si prova.”

“Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit Tomsk,” thanë ata.

“Dhe, më pas tre laboratorë të tjerë morën kampionet e Alexei-t dhe vërtetuan që ai ishte helmuar më atë agjent nervor. U bë para se të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport.”

 

Ajo që zyrtarët perëndimorë e quajnë një përpjekje të ashpër për të vrarë një figurë kryesore të opozitës ka krijuar një rrugë të re në lidhjet e Rusisë me Europën dhe mbi të gjitha me Kancelaren gjermane Angela Merkel, durimi i së cilës ishte testuar tashmë nga Presidenti Vladimir Putin, transmeton abcnews.al

Qeveria e saj po shqyrtonte mënyrën se si t’i përgjigjej një sulmi kibernetik të vitit 2015 në Bundestag dhe një vrasjeje të vitit 2019 në Berlin, të dyja këto ishin urdhëruar nga shteti rus, sipas prokurorëve gjermanë.

Kremlini ka deklaruar se nuk gjeti asnjë provë që Navalny ishte helmuar dhe ka hedhur poshtë thirrjet e Merkel për të nisur një hetim penal. Zyrtarët rusë kanë paraqitur një sërë propozimesh për atë që mund të ketë ndodhur, duke filluar nga pretendimet që Navalny ishte thjesht i sëmurë deri te sugjerimet se ai ishte helmuar pasi u dërgua në Gjermani për trajtim disa ditë pas sulmit, transmeton abcnews.al

Nga ana tjetër zyrtarët perëndimorë i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Ata i kanë bërë thirrje Moskës të përgjigjet për sulmin. Bashkimi Europian  po shqyrton mundësinë  e sanksionimit të diplomatëve rusë. Merkel ka sugjeruar se ajo mund të ndërmarrë veprime edhe kundër tubacionit 9.5 miliardë euro, Nord Stream 2 për të transportuar gazin rus në Gjermani.

Sulmi ndaj Navalny ndodhi në zemër të Siberisë, ku mesa duket ishte një shënjestër më e lehtë për vrasësit nga Shërbimi Federal i Sigurisë, ose FSB, agjentët e të cilit kishin ndjekur çdo lëvizje të tij me vite, sipas aleatëve të tij.

 

Pak kohë pasi avioni në të cilin Nalviny nisi fluturimin , ai filloi të ndihej keq. Ekipi i tij deklaroi se nëse avioni do të vazhdonte fluturimin, lideri i opozitës rusë do të kishte vdekur.

Vladimir Uglev, një ekspert nga ekipi që zhvilloi helmin dekada më parë, tha se ai dyshon se Novichok u hodh në një shishe uji, në një përpjekje për të vrarë Navalny gjatë fluturimit ose pak më vonë, transmeton abcnews.al

“Njerëzit që e bënë këtë llogaritën gjithçka deri në detajet më të vogla, por ata nuk arritën të merrnin parasysh një gjë thelbësore: faktorin njerëzor”, tha ai.

Një laborator ushtarak gjerman ka përcaktuar që Navalny u  helmua me Novichok, i njëjti grup agjenti nga epoka Sovjetike për të cilin Britania tha se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në 2018.

Atë të mërkurë në mëngjes, Merkel mblodhi gjashtë anëtarët e lartë të kabinetit për t’i informuar. Policia forcoi sigurinë përreth spitalit, nga frika e një përpjekjeje tjetër për ta vrarë atë. Për Merkelin, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, një pus i thellë me durim taashme ishte zbrazur.

Mesazhi i saj për Kremlinin ishte i prerë “Është e qartë se Alexey Navalny është viktimë e një krimi, qëllimi ishte që ai të heshte,”  tha Merkel para gazetarëve. s.ba/abcnews.al