Vendet anëtare të NATO-s këtë të premte pritet që të zhvillojnë një takim të veçantë për të diskutuar në lidhje me helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake.
Në këtë takim pritet që aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, këtë të premte t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohen menjëherë.
Ndërkohë Gjermania më 2 shtator tha se testet siguruan “prova të qarta” se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.
Navalny, 44 vjeç, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke detyruar aeroplanin me të cilin po udhëtonte të bënte një ulje emergjente në Omsk, ku ai kaloi dy ditë në spital para se të evakuohej në Gjermani.
Ai tani po trajtojtohet me respirator dhe është në gjendje kome mjekësore të detyruar në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin “Charite” në Berlin.
Gjithashtu në kuadër të kësaj ngjarje Gjermania kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s një reagim të përbashkët kundër Rusisë, pasi kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalny si një “vrasje në tentativë nga helmimi”. e.s./abcnews.al