Helmimi i ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe/Reagon Kremlini

schedule13:33 - 6 Mars, 2018

schedule 13:33 - 6 Mars, 2018

Ish- spiuni rus Sergei Skripal, i helmuar nje dite me pare në Britani, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kremlini zyrtar ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke thënë se ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk ka asnjë informacion për të.

Policia britanike po përpiqet të zbardhë se kush dhe çfarë substance ka helmuar ish spiunin rus, Sergei Skripal, i cili ndodhet në gjendjekritike për jetën në spital. Restoranti në qendrën tregtare të Salisbury ku dhe ndodhi ngjarja është mbyllur si masë sigurie. BBC raporton se Kremlini ka deklaruar se nuk është në dijeni të asaj që mund t’i ketë ndodhur ish-spiunit.

Policia britanike ka bërë apel që kushdo që mund të ketë mbetur i përfshirë në ngjarje të paraqitet në spital nëse shfaq simptoma helmimi.

Skripal, 66 vjec, është një nga agjentët që në 2010-ën mbërriti në britaninë  e madhe si pjesë e një shkëmbimi spiunës. Ish-zyrtar i shërbimeve secrete ushtarake ruse, Skripal ka bërë 13 vjet burg në Rusi, pasi kishte zbuluar identitetin e agjentëve të tjerë rusë që punonin në Europë si pjesë e shërbimit sekret britanik MI6.

Ai është helmuar së bashku me një grua 33 vjecare dhe ajo në gjendje kritike për jetën. Të dy u gjetën pa vetëdije në një stol në Salisbury, në jug të Britanisë së madhe. Policia britanike me anë të një deklarate për shtyp u shpreh se ata po mjekohen si pasojë e ekspozimit ndaj një substance të panjohur.

Sipas BBC, në hetim janë përfahirë disa agjenci britanike. Rasti në fjalë sjell dhe njëherë në vëmendje atë të Alexander Litvinenko, ish spiunit rus të helmuar në vitin 2006 nga persona ende të panjohur me polonium radioaktiv. Bashkëshortja e Litvinenko, Marina, komentoi lajmin për radion e BBC duke thënë se kjo ngjarje i dukej një “deja vu”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh se ishin vënë në dijeni për situatën tragjike, por nuk kishin asnjë informacion për shkaqet e kësaj ngjarjeje. /abcnews.al