Helmimi i dasmorëve në Elbasan, në kërkim administratori i lokalit

schedule11:31 - 8 Gusht, 2018

schedule 11:31 - 8 Gusht, 2018

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e lokalit ku u helmuan rreth 40 dasmorë. Bëhet fjalë për Manol Musen 32 vjeç, banor i lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan administrator i lokalit “Laguna Blu”. Sipas njoftimit të policisë shumë persona, të cilët kanë qënë pjesmarrës në dasëm, kanë shfaqur simptoma helmimi, ku kanë shkuar në urgjencën e spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” .

Ndërkohë disa nga të helmuarit u përmiresuan dhe kanë lënë spitalin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!