Helmimet e verës/ Mjekët: Rrezik, insektet dhe gjarpërinjtë

schedule19:14 - 11 Qershor, 2024

schedule 19:14 - 11 Qershor, 2024

Shëtitjet e gjata në natyrë,  qëndrimi në kampingje  apo në det,  gjatë sezonit veror  po i përball mjekët e Shërbimit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë   me më shumë  persona që kanë nevojë për ndihmë.

“Më shumë urgjenca specifike,  përshihen helmimet biologjike,  kafshimet nga gjarpëri,  nga merimanga e zezë, insekte të tjera,  akrepi, peshku ranxh, kandilat e detit”.

Kafshimi i gjarpërit janë raste të zakonshme që vijnë në urgjencën toksikologjike, me mundësi vdekjepurëse nëse nuk vlerësohet.

Ndihma e parë në të tilla raste është shumë e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e toksinave. Shenjat shfaqen pas rreth 30  minutave ndërsa   brenda një ore duhet kërkuar trajtim mjekësor.  Ndërkohë që  jeni rrugës për në spital  shefi i shërbimit të toksikologjisë  tregon si duhet vepruar dhe hedh poshtë disa  mite.

“Dikush kërkon të bëjë një  bllok me idenë e mospërhapjes së toksinës, pa e ditur që ky bllok mund të sjellë dëme të indeve të buta të pariparueshme”.

Mbi vendin e kafshimit të tentohet të bëhet një fashim i gjithë anësisë në këtë mënyrë.

Në vendet e kafshimit tentohet incizion me mjete prerëse, është e dëmshme, mund të presës vazat e gjakut, përhap infeksionin. Ka që tentojnë të nxjerrin ekstraktin dhe kjo është e dëmshme ose tëntojnë të vendosin bimë që nuk kanë asnjë vlerë terapeutike, por mund të ndikojnë në përhapje.

Gjatë festave në orët e vona ka dhe të rinj që eksperimetojnë  me lëndët narkotike.

“Trend në rritje marjuana, më e përdorur tek të rinjtë. Problem është ulja e moshës,  kemi pas raste të izoluara tek klasat e 9, kërkojnë asistencë mjekësore në praninë e familjes. Dëmet në shëndet të parikthyeshme, çojnë në probleme të shëndetit mendor, të fusin në një rreth vicioz.  Droga sintetike të sjellë situata surealiste, nuk je i orientuar në kohë dhe në hapësirë”.

Nuk mungojnë as rastet e helmimit nga kërpudhat e egra. Toksinat që ato përmbajnë sipas mjekëve  nuk eleminohen nga  gatimi dhe mund të kërcënojnë dhe jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!