“Helmi doli rrugës”, ish-moderatorja tregon “prapaskenat”e karrierës së Arbana Osmanit

schedule09:08 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:08 - 7 Korrik, 2020

Evis Mula ka qenë një figurë shumë e njohur e ekranit shqiptar disa vite më parë. Ajo ka qenë një ndër emrat më të mirë të kohës për prezantim, por që më vonë vendosi të largohej nga televizioni.

Së fundmi, Evisi i është rikthyer pasionit të vjetër dhe ka kujtuar me nostalgji kohën kur prezatonte Top Fest 1.

Gjatë një interviste televizive, ajo ka befasuar me deklaratën ndaj Arbana Osmanit.

“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, u shpreh Mula.

Më pas Evisi i zbuti disi tonet duke vlerësuar arritjet e Arbanës si moderatore por shtoi se ka patur dhe persona më të aftë se sa ajo por që u vihej ‘stërkëmbëshi’.

“Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”, u shpreh ajo ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!