Helikopteri në Kiev rrëzohet pranë kopshtit të fëmijëve, vdesin 14 persona, mes tyre dhe ministri i brendshëm ukrainas

schedule09:37 - 18 Janar, 2023

schedule 09:37 - 18 Janar, 2023

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit.

Shefi i Policisë Kombëtare Ihor Klymenko tha se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të Brovary.

Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një tjetër zyrtar ishin në mesin e 14 viktimave.

Dy nga të vrarët ishin fëmijë.  Sipas raporteve, 22 persona janë shtruar në spital duke përfshirë 10 fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!