Hekurudhat në Japoni kërkojnë falje për nisjen e një treni 20 sekonda para orarit

schedule12:56 - 17 Nëntor, 2017

schedule 12:56 - 17 Nëntor, 2017

Një kompani hekurudhore japoneze ka kërkuar ndjesë publike pasi një prej trenave të saj është nisur 20 sekonda para orarit të caktuar pasi ekuipazhi nuk kontrolloi saktë orën.

Treni që lidh Tsukuba me Tokion në Japoni është nisur 20 sekonda më parë se orari i caktuar. Për këtë arsye kompania hekurudhore kjaponeze kërkoi ndjesë publike për nisjen e trenit para orarit. reagimet në rrjetet sociale për qëndrimin e kompanisë kanë qenë të panumërta pasi është gjes shumë i papritur për njerëz në të gjithë botën që janë mësuar tashmë me vonesa apo me mosrespektim oraresh.

Por kompania japoneze Tsukaba ekspres në një deklaratë për shtyp i kërkoi sinqerisht ndjesë pasagjerëve duke sqaruar se ekuipazhi nuk kishte kontrolluar orarin

Në Japoni trenat janë gjithnjë të përpiktë dhe ky nuk është një mit. Për këtë arsye gabimi në fjalë gjykohet i rëndë. Në fakt në vend shumë rrallë trenat nuk respektojnë orarin qoftë dhe për pak sekonda dhe për këtë arsye shërbiment hekurudhore japoneze janë më të besueshmet në botë.

Vonesat apo nisjet para kohe nuk pranohen, dhe shumë pasagjerë sinkronizojnë orët e tyre me ato të stacioneve hekurudhore për të mos humbur trenin apo orare të tjera të planifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!