Hekurudha “kuqezi”/ Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyje e tre korridoreve europiane | ABC News Albania

schedule19:07 - 14 Prill, 2025

schedule 19:07 - 14 Prill, 2025

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se hekurudha do të lidhet me Korridorin VIII dhe me Korridorin XX.

“Është hekurudha kuqezi. E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë. Korridoret e infrastrukturës dhe enrgjetike nuk janë rajonale, por evropiane. Kjo hekurudhë do të lidhet me Korridorin VIII por edhe me Korridorin XX. Unë i kam parë të tre variantet, mund të kishte zgjidhje më të lehta. Shkodra është kryeqendra e veriut, Shkodra është një nga pjesët më të rëndësishëme e Shqipërisë, Shkodra e meriton të jetë nyja lidhëse”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!