Hekurat e kalçetos i morën jetën pas rrëzimit, 22-vjeçari luante bashkë me të atin dhe vëllanë e vogël, ekspertiza: Ishte fatkeqësi

schedule10:55 - 5 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 5 Korrik, 2022

SARANDË – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë ku si pasojë e motit të keq një tendë kaleçetoje u shemb duke i shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazmas.

ABC mëson se policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin e kësaj kalçetoje si dhe dy punonjësit. Pas verifikimeve të bërë ngjarja është konsideruar si fatkeqësi natyrore pasi ishte brenda standardeve. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i atij i tij dhe vëllai i vogël.

I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!