Hekuran Duka merr mandatin për të drejtuar Dibrën në katër vitet e ardhshme

schedule12:40 - 29 Nëntor, 2021

schedule 12:40 - 29 Nëntor, 2021

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka marrë edhe një mandat nga Komisioni Komunal Zgjedhor pas fitores së fundit në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Duka në raundin e dytë të zgjedhjeve garoi kundër kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ndërsa fitorja e tij ishte e ngushtë.

Ndaj fitores së Dukës në Dibër, Poceska u ankua në KSHZ, ankesa që u hodhën poshtë nga anëtarët e KSHZ dhe i hapën rrugë fitores së Dukës. Ai sot e ka marrë mandatin dhe do ta udhëheqë Dibrën edhe për 4 vite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!