Hekura, radiatorë, kaldaja, helika dhe goma/ 1500 kg mbeturina u hoqën nga kanalet në Venecia

schedule15:27 - 20 Mars, 2024

schedule 15:27 - 20 Mars, 2024

Këto ditë, gondolierët venecianë u bënë sërish zhytës përkohësisht për të nxjerrë deri në 1500 kilogramë mbeturina nga dy kanale, si pjesë e aksionit të pastrimit të mbetjeve të sezonit të ardhshëm.

“Kjo është një sasi rekord deri më tani”, thanë të martën anëtarët e shoqatës veneciane të zhytësve-gondolierë “Gondolier”.

Në këtë aksion u pastrua një pjesë e Kanalit të Madh dhe kanali më i vogël i San Trovasos dhe aksioni i radhës dhe i fundit këtë sezon do të zhvillohet më 21 prill në Murano.

Gondolierët, së bashku me vullnetarët, prej vitesh janë përfshirë aktivisht në luftën kundër mbeturinave të hedhura në kanalet e lagunës veneciane.

Këtë vit në kërkim të mbetjeve janë zhytur përballë sheshit të Shën Markut, edhe prej aty nxorën një hekur, tre radiatorë, dy kaldaja dhe disa tuba hekuri.

Në mbeturinat e hedhura gjetën edhe dy helika, katër celularë, 40 goma, mijëra shishe qelqi dhe një letërnjoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!