Supermodelja Heidi Klum shpreson të jetë thjesht një ftohje, por në rast se është Covid-19, është përpjekur të testohet. Deri më tani, përpjekjet e saj s’kanë pasur rezultat.
46-vjeçarja mungoi në “America’s Got Talent” këtë javë sepse kishte simptoma ftohjeje. Në një postim në Instagram, modelja qartësoi se ka tentuar të testohet për koronavirus nga dy mjekë të ndryshëm, por s’ka pasur fat.
“Nuk ka teste këtu,” tha ajo. “Nuk ndihem mirë dhe prandaj po rri në shtëpi, që të mos infektoj të tjerët.”
Simptomat e Klum përfshijnë ethe, kollë dhe rrufë.
“Kujdesuni për veten,” shtoi ajo. “Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.”/abcnews.al