Sporti i parashutizmit po vijon aktivitetet në Gjirokastër falë grupimit ‘Skydiving Albania’.
Mbi 20 parashutistë profesionistë italianë kanë dhënë spektakël në qiellin e qytetit të gurtë, duke ofruar hedhje për qytetarët e interesuar për këtë eksperiencë.
Instruktorët italianë vlerësojnë pistën e aerodromit, tashmë i çertifikuar, por vënë theksin te investimet e kërkuara për vendosjen në funkison të plotë të këtij aerodromi.
Emi e cila vinte nga Pogradeci provoi dhe shijoi për herë të parë këtë eksperiencë.
Egestina Levani, organizatore e këtij aktiviteti thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjeve në infrastukturën e aerodromit.
Çertifikimi i aerodromit si dhe aktivitetet e zhvilluara në të, kanë qenë një vlerë e shtuar në ofertën turistike të Gjirokastrës, fakt që theksohet nga kreu i bashkisë Flamur Golemi.
Skydiving Albania ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndërkohë që në Gjirokastër së shpejti pritet organizimi i një eventi ndërkombëtar të parashutizmit sportiv./abcnews.al