Hedhja e kryqit në ujë/ Riti i besimtarëve të krishterë, simbolizon pagëzimin e Krishtit

schedule14:17 - 6 Janar, 2024

schedule 14:17 - 6 Janar, 2024

Dita e ujit të bekuar qe kremtohet nga besimtaret ortodokse është shoqeruar me ritin e hedhjes së kryqit ne uje, në disa qytete të vendit.

Në Korçë ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, imzot Johani.

25 vjeçari Ronaldo Kovaçi i përket besimit islam, por kapi kryqin për herë të dytë në këtë ceremoni.

Në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Gjirokastër, Mojsi Mërkuri, edhe pse vetëm 13 vjeç, i sfidoi të gjithë për kapjen e kryqit.

Në Vlorë, Albert Bollano nxorri kryqin nga deti Jon, duke ia dedikuar nënës së tij të ndjerë.

Edhe në brigjet e bukura të Sarandës u hodh kryqi ne ujerat e Jonit.

Për herë të 4-te Leonidha Zisi, ishte ai që doli nga deti me kryqin e shenjtë në dorë.

Në Elbasan ceremonia e shenjtë është mbajtur në pishine. Mes dhjetra të rinjsh të cilët sfiduan temperatuarat e ulëta, 13 vjeçari Vangjel Bilbili, arriti të triumfonte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!