Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdet apo edhe në zonën e Pyllit të Sodës.
Mësohet se mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikim të plotë. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës.
Kontrollet policia i nisi pas vizitës së bërë nga kryeministri Edi Rama në fundjavë. /abcnews.al/