HEC-i i Shkopetit hap portat e shkarkimit, kompania private nuk njofton banorët e zonave të rrezikuara

schedule20:58 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 20:58 - 11 Dhjetor, 2022

Hidrocentrali i Shkopetit ka hapur portat dhe ka nisur shkarkimin e ujit  duke rrezikur përmbytjen e zonës së Milotit.

Kompania Kurum ka nisur shkarkimet e ujit  pa njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe pa dijeninë e autoriteteve përkatëse. Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjëve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.  Kjo ka bërë që pasditen e së dielës të nisë shkarkimi i tepricave për shkakse prurjet janë më të larta se nevoja e tombinovepër të punuar me kapacitet të plotë.

Hidrocentrali i Shkopetit është privat pasi Qeveria Berisha privatizoi 4 HEC-e, pjesë e rrjetit hidroenergjitik shqiptar  në vitin 2011, vetëm ne shkëmbim të TVSH, në favor të Kurum, kompanisë turke, duke i shkëputur keshtu 88MËH te vyera shtetit shqiptar dhe duke rritur varësinë nga importi.

Hecet që mori Kurum janë : Ulëza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Dy te fundit kane uje 12 muaj te vitit, pavaresisht nga shirat, pasi burimi i tyre furnizues është Syri i Kaltër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!