Haziri: Shtensionimi i situatës në veri të Kosovës do të ndodhë kur të ketë një datë të re zgjedhjesh

schedule16:29 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 16:29 - 14 Dhjetor, 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha në një intervistë për “Ballkan Update” se depërshkallëzimi i situatës në veri të Koosovës nuk do të ndodhë derisa të ketë një datë të re zgjedhjesh. Ai shtoi se qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të hequr sanksionet e vendosura nga ndërkombëtarët.

“Është adaptuar një legjislacion sekondar që nuk është me ligjin për të shkuar në zgjedhjet e 4 komunave. Deeskalimi i situatës nuk ndodh derisa nuk kemi një datë për zgjedhje dhe kjo varet nga presidentja. Legjislacioni është sekondar kur Kosova ka ligj për referendum. Këtu ka mungesë të vullnetit politik. Kosova po vuan pasojat e sanksioneve financiare dhe politike dhe në vend që të gjejë rrugën për deeskalim, flet sikur Këshilli i Evropës do të duhej me i larguar Kosovës masat ndëshkuese. Presidentja duhet të ndërmarrë veprime konkrete që të mund të largohen masat. Nuk e përmendi peticionin dhe as organizimin e zgjedhjeve por përmendi luftën si pasojë dhe e kanë zbuluar ujin e nxehtë së bashku me kryeministrin, duke dashur përmes ndjelljes së frikës, për të krijuar një solidaritet tjetër për Kosovën. Ndërprerja e bojkotit, deskalimi i situatës dhe pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje ndodh në momentin kur ka një datë zgjedhjesh.”, theksoi Haziri.

Duke u ndalur në zgjedhjet që priten të mbahen në Serbi, Haziri tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kandidojnë me dy lista të ndara për shkak të Kurtit.

“Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij në Preshevë dhe Bujanovc kanë ndikuar ma axhenda politike dhe paralelisht po potencohet Serbia dhe Vuçiç kanë targetuar edhe Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Maqedoninë me këtë proces zgjedhor për të rritur hegjemonizmin e vet por Prishtina do të duhej me ndikuar me unifikim, me bashkëpunim dhe tolerancë ndërpartiake. Komuniteti sa më i vogël është më i rrezikuar. Është tragjike dhe mund të themi se për mua, si njeri që ka lidhje gjeografike në pjesën e lindjes së Kosovës, është tragjikomike ku qeveria e Kosovës ndan 3 milionë euro për ruajtjen e identiteti kulturor të shqiptarëve atje“, theksoi Haziri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!