Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.
I pyetur nëse LDK e ka derën ende të hapur për Vjosa Osmanin, Haziri tha se kjo pyetje do ishte më mirë t’i bëhej vetë asaj.
“Kjo pyetje më së miri i shkon Vjosës, LDK gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshuar LDK-në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV-së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshuar LDK-në për arsye të caktuara politike, LDK e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e njohim logjikën e mbylljes së derës dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha ai në ATV
Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK të kandidojë president nga radhët e saj. /abcnews.al/