Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar sot edhe largimin e Vjosa Osmani nga partis. Ai u shpreh se beson që ka ardhur koha që Osmani të kthehet në LDK dhe të japë kontributin e saj.
Haziri në konferencën ku zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së tha se, në fakt, Osmanin asnjëherë nuk e ka parë jashtë kësaj partie.
“…Kurrë se kom pa jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj. Nuk ka mundur askush me preventu politikisht. LDK rënien nuk e ka në dekadë, ka ndodh prej 6 tetorit deri më 14 shkurt… krejt kjo periudhë është… duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka ndodh gabimi… Humbje besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj se ka ardhur koha mu pajtu dhe mu khty në LDK për ta dhënë kontributin e vet.”
Ai ka folur edhe lidhur me përkrahjen publike të kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për kandidatin tjetër për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Është pjesë e mendimit të tij. Po ajo që thuhet në LDK është se me kë bëhet Xhafa ai humb.” /abcnews.al/