Haziri: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë të përçara. Arifi: Marsi dhe prilli, një “stuhi” e vërtetë me implikimin e marrëveshjes

schedule17:41 - 14 Nëntor, 2024

schedule 17:41 - 14 Nëntor, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se aktualisht marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë të përçara. Ai ka theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të bëjnë ndryshimin, që Prishtina të kthehet në normalitet.

Ndërsa, ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi ka theksuar se marsi dhe prilli do të jenë një “stuhi” e vërtetë me implikimin e marrëveshjes ekzistuese.

Haziri: “Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë duhet të ndryshojnë, duhet të ndodhë diçka në Kosovë, e cila duhet t’i rikthehet një normaliteti dhe marrëdhëniet me besimin, me mirëbesimin, me qeverinë e re amerikane, me presidentin e rikthyer atje. Tani zoti Kurti ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara dhe me qeverinë amerikane dhe me qeveritë në Evropë dhe në rajon. Këto marrëdhënie të kushtëzuara, tani i përngjajnë politikave të tjera, sepse në Kosovë ne me partnerët në veçanti me SHBA kemi pasur marrëdhënie të pakushtëzuar”.

Arifi: “Ne mund të flasim sepse jemi në një qetësi përpara stuhisë. Institucionet e BE janë duke u konsoliduar me institucionet e reja. Më 20 janar do të bëhet pranim dorëzimi edhe në Shtëpinë e Bardhë, në Kosovë janë zgjedhjet. Pra, nëse flasim për krijim të shpejtë të institucioneve në Kosovë, atëherë me të vërtetë do të jetë një stuhi e vërtetë, marsi dhe prilli, ku do të provohet që të shkohet më tutje me implementimin e marrëveshjeve ekzistuese”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!