Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hazard përtac i madh! I urrente stërvitjet, por në fundjavë ishte fenomen”

schedule10:53 - 18 Nëntor, 2019

schedule 10:53 - 18 Nëntor, 2019

Obi Mikel i kaloi vitet më të bukura te Chelsea. Mesfushori nigerian u aktivizua 11 sezone me “Blutë e Londrës”, teksa prej verës është pjesë e turqve të Trabzonspor. Afrikani ka kujtuar kohën e kaluar me Eden Hazard në “Stamford Bridge”.

Në një prononcim për beIN Sports, 32-vjeçari flet për belgun e Real Madrid. Hazard ishte një përtac gjatë javës, por në fundjavë kthehej në një “bishë”. Stërvitjet nuk i pëlqenin, por kur nisnin ndeshjen, askush nuk e ndalonte dot.

Hazard mund të mos jetë aq i aftë sa Messi, por mund të bëjë mund të bëjë çfarë të dojë me topin në këmbë. Atij nuk i pëlqejnë stërvitjet e forta. Ndërsa ne punonim në fushë, Eden mezi priste që stërvitja të mbaronte. Gjithsesi, të dielave ishte gjithnjë lojtari i ndeshjes, më i miri. Ishte diçka e jashtëzakonshme“, kujton Obi Mikel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!