Hazard kërkon ndjesë: Reali ëndrra ime, nuk doja t’i ofendoja tifozët

schedule20:58 - 6 Maj, 2021

schedule 20:58 - 6 Maj, 2021

Mbrëmja e së martës ishte e dhimbshme për tifozët e Real Madrid. Kualifikimi në finalen e Champions League nuk erdhi, teksa ekipi i tyre i zemrës u dominua plotësisht nga Chelsea i Thomas Tuchel.

“Blutë e Londrës” fituan 2-0 dhe merituan kalimin në finalen e madhe falë rezultatit të përgjithshëm 3-1. Për t’i zemëruar edhe më keq tifozët spanjollë mendoi Eden Hazard.

Fantazisti belg, i cili u përball kundër ish-ekipit të tij, u kap nga kamerat duke qeshur me mbrojtësin Zouma dhe portierin Mendy. Një skenë që mund të kishte kursyer, teksa tifozët e Realit shpërthyen në kritika ndaj këtij veprimi.

Hazard ka reaguar, sqaron veprimin e tij dhe i ka kërkon falje të gjithëve në postimin e bërë në “Instagram”. “Më vjen keq. Kam lexuar shumë komente rreth meje, por nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Realit.

 

Postimi i Eden Hazard

Kam ëndërruar gjithmonë të luaj me Real Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar. Sezoni nuk ka përfunduar akoma, tani duhet të luftojmë për fitimin e kampionatit. Hala Madrid“, shkruan lojtari ofensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!