Hazard: I vogël “dashuroja” Arsenalin, edhe dëmtimet e kanë një të mirë

schedule11:39 - 9 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 9 Shkurt, 2021

Eden Hazard që në ardhjen e tij në Madrid është shoqëruar vazhdimisht nga dëmtimet, që e kanë detyruar të mos jetë vazhdimisht në fushë për madrilenët. Para disa ditësh ai pësoi një tjetër dëmtim në stërvitje dhe i duhet të ndalet sërish.

Dje ai foli për AS dhe tregoi vështirësitë e të qenit i dëmtuar dhe të mirat e tij. Hazard është një nga legjendat e Chelsea, por tashmë e pranon: Kur ai ishte i vogël “dashuronte” Arsenalin.

“Jam me fat sepse kam familjen time pranë dhe kjo më ndihmon të përballoj dëmtimin. Nuk është fundi i botës, tani mund të kaloj kohë me fëmijët e mi. Kur je vetëm është e vështirë, ndërsa me familjen ke shumë mbështetje.

 

Kur dëmtohesh mund të bësh shumë gjëra. Mund të punosh për t’u shëruar shpejt, por dëmtimet që kam pësuar unë më kanë marrë kohë. Thjesht më duhet të pres dhe të punoj fort për t’u përmirësuar. Kur unë isha i vogël kombëtarja e Belgjikës ishte dobët dhe unë mbështesja Francën.

Lojtarët që i shihja më me vëmendje ishin Henry dhe Zidane. Ka qenë e vështirë ta pranoja si një ish-lojtar i Chelsea, por në atë kohë më pëlqente shumë Arsenali, që kishte lojtarë si Pires, Wiltford dhe Vieira”, tregoi Hazard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!