Klauzolat në botën e futbollit janë të shumta dhe fitimi i një trofeu gëzon shumë palë. Real Madrid u shpall kampion i Spanjës mbrëmjen e kaluar, duke fituar titullin e 34-t në histori pas triumfit 2-1 kundër Villareal.
Eden Hazard, i cili u transferua verën e kaluar nga Chelsea drejt “Los Blancos” për shumën e 100 milion eurove, ia doli të shpallej kampion që në sezonin e parë në La Liga. Sezoni ka qenë problematik për fantazistin belg.
Shumë dëmtime, pak ndeshje dhe vetëm një gol i shënuar. Gjithsesi, Hazard festoi gjatë me shokët e skuadrës mbrëmjen e kaluar dhe të njëjtën gjë bëri edhe Chelsea.
AS dhe ESPN raportojnë se në akordin mes “Bluve të Londrës” dhe Realit për transferimin e Hazard në “Santiago Bernabeu”, ishte vendosur bonusi prej 10-15 milion euro nëse klubi spanjoll do të fitonte titullin.
Diçka e tillë ndodhi dhe kjo shumë u përfitua nga Chelsea, që i gëzohet triumfit të 29-vjeçarit dhe Realit të Madridit. /abcnews.al