“Hazard do të fitojë Topin e Artë, tifozët e Realit kanë kuptuar diçka”

schedule17:54 - 22 Maj, 2020

schedule 17:54 - 22 Maj, 2020

Roberto Martinez rinovoi pak ditë më parë kontratën me Belgjikën. Trajneri do të qëndrojë edhe dy vite në stolin e “Djajve të Kuq”, duke marrë pjesë në Euro 2021 dhe Botërorin e vitit 2022. 46-vjeçari është ndalur te Eden Hazard në prononcimin e dhënë për Cadena Ser. Fantazisti është një nga pikat më të forta të kombëtares belge dhe trajneri beson shumë te kualiteti i tij.

Aventura te Real Madrid, aty ku u transferua verën e kaluar, nuk ka shkuar mirë. Dëmtimet e kanë penalizuar Hazard, por Martinez është i bindur që ai do të rikthehet në formën e tij më të mirë. “Eden mund të fitojë Topin e Artë. Ai mund ta realizojë diçka të tillë te Real Madrid, nuk kam fare dyshime. Ndonjëherë fillimi te një skuadër e re është i vështirë, është e pamundur t’i shprehësh menjëherë cilësitë që zotëron.

Duhet kuptuar se çfarë do të thotë të luash në një klub të madh si Reali. Eden është një lojtar që nuk humbet asnjë ndeshje. Te Chelsea luajti 8 vite dhe humbi vetëm 18 ndeshje. Kjo tregon forcën dhe vendosmërinë e tij. Jam i bindur që tifozët e Realit do e mbështesin shumë. Ata e kanë kuptuar tashmë se ai do t’i dërgojë ata drejt fitoreve dhe trofeve”, komenton trajneri i Belgjikës. /abcnews.al