“Haxhiu dhe Qamili duan të bëjnë revolucion”, Spiropali i përgjigjet Berishës: Më 12 nëntor do braktisesh sërish

schedule20:08 - 31 Tetor, 2022

schedule 20:08 - 31 Tetor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Foltorja e Kuvendit pasditen e së hënës tha se Republika e Shqipërisë është një diktaturë. Sipas tij vendi është një narko-diktaturë që bazohet në vjedhjen e qytetarëve. Vendimet kudo në këtë vend i merr krimi, droga, ryshfeti dhe vjedhja, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri e cilësoi 12 nëntorin, ditën kur opozita ka  thirrur protestën ndërkombëtare, si ditën e gjyqit të madh për kryeministrin Rama.

Një përgjigje e menjëhershme për Sali Berishën, ka ardhur nga ministrja e shtetit, Elisa Spiropali duke thënë se Berisha dhe Ilir Meta nuk mund të shihen si e ardhmja e rinisë, pasi sipas saj të gjithë i dinë bëmat që kanë bërë ndër vite.

“Mos keni asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb. Këta vijnë me kollare dhe kostum por duan të kthejnë orën pas. Kohën e tyre që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur revolucionin. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve. Ai që doli nga xhepi i atij që ishte president. Përvetësoj revolucionin. Dashka të bëjnë revolucion Haxhiu dhe bashkë me atë Qamilin. Një njeri që fliste për bombardime për SHBA dhe ambasador të blerë e të shitur. Kështu e kanë politikën këta, me të blerë e të shitur. Siç bënë në 2005, bandat, terroristët dhe më pas në qeveri të jap dorën. Kjo është politika e këtyre. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën me progres. Këta nuk duan t’ja dinë për qytetarët.” tha Spiropali.

Mes të tjerash ministrja ka shtuar se PD me kryesimin e Berishës është gati të shpallet “hajn” nga ndërkombëtarët.

“Ata kanë vetëm një njësi në mendje, veten. Dy metra katror nën këmbët e tyre. Kjo është bashkia dhe qeveria e tyre. Se ku do i çojnë, a do i marrin me vete nuk e dimë. Askush s’ka marrë asgjë me vete. Del këtu e flet për hajna. Ai është shpallur “hajn” ndërkombëtar, nga SHBA. Kujt i thotë bandë ai, që edhe për pak po del parti e padëshiruar në SHBA e BE, ku ka njerëz që e duan Shqipërinë. Çfarë revolucioni do bëj ky? Me 12 nëntor? Ose do të përmbys me dhunë ose pushtet në tavolinë?” tha Spiropali.

Duke u ndalur tek ndryshimet e reformës Territoriale, Spiropali u shpreh se PD ka propozuar 33 bashki duke u munduar që të kthejë në bashki, disa fshatra që pretendojnë që votojnë për Sali Berishën.

“Kanë ndarë 33 bashki që mendojnë se u japin vota atyre. Janë grumbull fshatrash që votojnë dhe thonë për bashki. Duan t’i përdorin si mish për top. Zona që këta sipas mendjes së tyre i konsiderojnë se janë bastione elektorale. Shpikni çdo lloj hileje, nuk e merrni dot votën. Nuk keni besueshmëri. Do u thonë që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë e ardhmja e rinisë. Këta janë ata që nuk i kemi provuar.” tha Spiropali.

“Më 12 nëntor, ai do braktiset” shtoi Spiropalin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!