Nga Erblina Mile
6.6 miliardë lekë është borxhi i bashkive gjatë 2021. Disa bashki të vogla rrezikojnë falimentin për shkak të nivelit të lartë të detyrimeve. Kreu i shoqatës së bashkive Agron Haxhimali thekson se borxhet e mëdha rrezikojnë që qytetarët të mbesin pa shërbime.
Largimet e padrejta nga puna vijojnë të krijojnë borxhe për vendoret. Gjatë 2021 në total vendimet e gjykatave që i kanë dhënë të drejtë të punonjësve janë 695.1 mln lekë.
Ujësjellësat janë një tjetër kategori që i shtojnë borxhin pushtetit lokal. Haxhimali sqaron se tashmë ka nisur procesi i riorganizimit dhe ministria e transporteve do të marrë 51 % të aksioneve të këtyre shoqërive për menaxhim.
Kriza e çmimeve parashikohet të përkeqësojë gjendjen financiare të disa bashkive për shkak të uljes së aftësisë paguese të taksave nga qytetarët dhe bizneset./abcnews.al