Një incident i rëndë ka ndodhurr një park kombëtar në Hawai ku një fëmijë i vogël vrapoi drejt greminës së vullkanit Kilauea. Fëmija u shpëtua në minutë të fundit nga rrëzimi fatal, pasi ishte larguar papritur nga nëna e tij.
Ndëkohë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të forta për të gjithë turistët që vizitojnë parkun për të mos pasur incidente të tjera. Parku tha se incidenti ndodhi në Ditën e Krishtlindjeve, në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet kishin ardhur për të parë llavën.
Autoritetet kujtuan vizitorët që të qëndrojnë në shtigje, të shmangin zonat e mbyllura dhe t’i mbajnë fëmijët afër.
” Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë përtej shenjave të mbylljes, humbasin gjurmët dhe futen fshehurazi në zona të mbyllura për të parë nga afër, po e bëjnë këtë me rrezik të madh“- thanë ata.
Kilauea, në Ishullin e Madh të Hawai, është një nga vullkanet më aktive të botës.
Ai shpërthen rregullisht, madje shpërthimi i fundit nisi më 23 Dhjetor. Shpërthimi vijon të jetë aktiv në një nivel të ulët brenda një zone të mbyllur të parkut kombëtar, sipas përditësimit më të fundit të Observatorit të Vullkaneve të Hawai të USGS. / abcnews.al