Havertz tregon presionin: Chelsea më bleu për 80 milionë euro, njerëzit menduan se isha Messi

schedule14:20 - 30 Mars, 2023

schedule 14:20 - 30 Mars, 2023

Kai Havertz zbarkoi në Angli në vitin 2020. Chelsea e bleu atë për 80 milionë euro nga Bayer Leverkusen dhe kjo nuk ishte e lehtë për përshtatjen e lojtarit në futbollin anglez, gjë për të cilën ai e pranoi në një intervistë për “Guardian”.

“Nuk e kuptoj se si mund të paguhen kaq shumë para për një lojtar, por në futboll kjo gjë është normale. Kjo sjell shumë presion. Njerëzit mendonin se isha Messi, isha vetëm 20 vjeç.

Ata thjesht shohin çmimin që pagoi klubi dhe ti duhet të luash mirë që nga dita e parë, e ndjen shumë atë presion”, tha sulmuesi gjerman./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!