Havertz tregon aryset e dështimit të Chelsea: Gjithçka shkoi keq pas shkarkimit të Thomas Tuchel

schedule16:40 - 2 Maj, 2023

schedule 16:40 - 2 Maj, 2023

Pas u eleminuan nga çdo kompeticion i mundshëm ku merrnin pjesë dhe tashmë pozicionohen në vendin e 12-të në Premier Leauge, mund të themi me plot gojë se “blutë” e Chelsea po kalojnë sezonin më të keq të tyre këto 10 vitet e fundit.

Për situatën e vëshitrë të londinezëve, ditën e sotme foli dhe “fantazisti” i sulmit të “bluve”, Kai Havertz, i cili tha se gjithçka filloi të “shkatërrohej” pas ikjes së Thomas Tuchel në fillim të sezonit, me teknikun gjerman që u shkarkua menjëherë pas marrjes në dorë të klubit nga manjati amerikan, Todd Boehly.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq, ka shkuar keq. Sezoni filloi relativisht mirë pati një ndryshim pronësie, që ishte një ndryshim i madh për të gjithë klubin. Pastaj Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim që bën diferencën në një ekip si ky.

Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet pa asnjë arsye nuk është gjë e mirë. Pas Kupës së Botës ne nuk luajtëm në nivelin e duhur dhe humbëm shumë pikë. Për më tepër, shumë lojtarë të rinj erdhën gjatë merkatos së dimrit dhe ata duhej të ndiheshin rehat në mënyrë që të mund të tregonin cilësinë e tyre”,- u shpreh Havertz për mediat, teksa duket qartazi se kush janë problemet “kyçe” të “bluve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!