Havertz te Bayern Munchen? Uli Hoennes flet hapur rreth yllit gjerman

schedule14:56 - 31 Maj, 2020

schedule 14:56 - 31 Maj, 2020

Kai Havertz po i mrekullon të gjithë me rendimentin dhe golat e tij. 20-vjeçari i Bayer Leverkusen është ngjitur në kuotën e 15 golave sezone (11 gola dhe 5 asiste numëron vetëm ka në Bundesligë).

Shumë klube të mëdha po e ndjekin me interes, ndërsa “Aspirinat” kërkojnë minimalisht 100 milion euro për ta lënë të lirë. Në rresht të parë qëndron Bayern Munchen, që nuk humbet kurrë rastin të afrojë talentet gjermanë.

Do të donim ta kishim Havertz në skuadrën tonë, por, për momentin, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në futboll në aspektin ekonomik. Nëse gjërat qëndrojnë kështu siç janë, sinqerisht nuk mendoj se ai do të vijë te ne“, deklaron Hoeness për Radio Bayern 1, duke e shtyrë sulmin final ndaj yllit gjerman për në janar ose verën e ardhshme. /abcnews.al