Havertz: Realizova ëndrrën e fëmijërisë, mezi po pres të debutoj me Chelsea

schedule17:38 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:38 - 5 Shtator, 2020

Kai Havertz u prezantua mbrëmjen e djeshme si lojtari më i ri i Chelsea. 21-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të përfitojë një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon.

Gjermani ofensiv ndihet në qiellin e shtatë dhe ka postuar një mesazh për tifozët e rinj në rrjetet sociale, aty ku ndër të tjera shkruan: “Nuk mund të ndihesha më krenar dhe i privilegjuar se kaq për faktin që firmosa me Chelsea.

Dje ishte dita kur u bë realitet ëndrra e fëmijërisë time. Mezi po pres të vesh fanellën e Chelsea dhe të luaj në ‘Stamford Bridge’. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt dhe të prezantohem përpara tifozëve tanë të pabesueshëm“, deklaron lojtari i kombëtares gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!