Havertz drejt Chelsea, Reali i i ofron “Kakanë e ri” Leverkusenit

schedule14:40 - 22 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 22 Korrik, 2020

Kai Havertz kërkon të largohet nga Bayer Leverkusen dhe Chelsea është klubi që po tenton ta transferojë talentin gjerman. Mesfushori i avancuar, i cili u pa të luante edhe në sulm këtë sezon, vlerësohet nga “Aspirinat” me 100 milion euro. Nga krahu tjetër londinezët po përpiqen të negociojnë dhe të ulin çmimin.

Në Spanjë ndërkohë po kujdesen që Leverkusen të ketë pasuesin e Havertz, Real Madrid ka nisur bisedimet me klubin gjerman për huazimin e brazilianit Reinier, i cili u ble në janar te Flamengo dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar.

I krahasuar me Kaka, 18-vjeçari do të kishte mundësinë të rritej te Leverkusen. Me largimin e Havertz do të kishte hapësirat e duhura dhe të dyja klubet do të përfitonin. Reinier nuk ka debutuar ende me ekipin e parë të Real. Ai luajti vetëm tre ndeshje me ekipin e dytë të spanjollëve dhe gjatë tyre shënoi dy goli dhe asistoi një herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!