“Hasta la vista, baby”, Boris Johnson bën daljen e tij të fundit si kryeministër i Britanisë

schedule15:17 - 20 Korrik, 2022

schedule 15:17 - 20 Korrik, 2022

Deputetët konservatorë e përshëndetën me duartrokitje daljen e fundit të Boris Johnon si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ne ndihmuam, unë ndihmova për ta nxjerrë këtë vend nga pandemia dhe për të ndihmuar në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbaria. Dhe, sinqerisht, kjo është e mjaftueshme për kursin. Misioni u krye në një masë të madhe. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe hasta la vista, baby”, tha ai në fund të fjalimit.

Johnson ka bërë thirrje për të përkrahur Ukrainën dhe të qëndrojë pranë amerikanëve, kushdo qoftë kandidati që do të zgjidhet.

“Dua të përdor sekondat e fundit për të thënë disa fjalë, për të dhënë kritika apo këshilla për paraardhësin tim, kushdo qoftë ai. Si fillim dua t’i them të qëndrojnë pranë amerikanëve dhe tjetra të përkrahë ukrainasit, të mbështesë lirinë dhe demokracinë”, ka thënë ai.

Boris Johnson dha zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë britanike dhe nga drejtimi i konservatorëve, pas një sërë skandalesh në qeverinë e tij dhe kërkesës së vazhdueshme të zyrtarëve të Partisë Konservatore për të dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Boris Johnson erdhi pas një sërë thirrjesh për dorëheqje nga kabineti i tij. Dorëheqja e Boris Johnson lë pas një sërë skandalesh të regjistruara prej tij dhe një klime të trazuar politike të shkaktuar nga lëvizja Brexit, pandemia dhe së fundmi rënia ekonomike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!