Hashim Thaçi nderohet me titullin Honoris Causa

schedule22:32 - 15 Shkurt, 2018

schedule 22:32 - 15 Shkurt, 2018

Universiteti Europian i Tiranës nderoi me titullin Honoris Causa presidentin e Kosovës. Në këtë 10-vjetor të pavarësisë, Hashim Thaçi, falenderoi shqiptarët për mbështetjen ndaj vendit të tij.

Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, u nderua me titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit të Kosovës vlerësoi kontributin e shqiptarëve për pavarësinë e vendit të tij.

Hashim Thaçi: “Sot ndjehem jashtëzakonisht shumë i previligjuar që në vigjilje të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës të nderohem nga universiteti juaj, Universiteti Europian i Tiranës që nderohem me titullin Honoris Causa. Me vlerësimin dhe respektin më të lartë të kontributit të shtetit shqiptar dhe gjithë shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kosova ka qenë një projekt i përbashkët për të qenë i lirë, i pavarur dhe sovran dhe bashkarisht e arritëm”.

Për Hashim Thaçin, kombi shqiptar asnjëherë më parë në histori nuk ka pasur pozitat politike që ka tani.

Hashim Thaçi: “Duke patur parasysh këtë synim, sot shqiptarët kanë shënuar të arritura historike. Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Sot, Shqipëria është anëtare e organizatës ndëratlantike të NATO-s, shqiptarët në Maqedoni po avancojnë dhe kultivojnë të drejtat e tyre kombëtare gjithnjë e më shumë. Shqiptarët në Mal të Zi janë faktor konstruktiv në forcmin e një shteti fqinj, mik i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë”.

Në 10 vite që nga shpallja e shtetit të Kosovës, autoritetet politike të këtij vendi po punojnë për njohjen e përbotshme, integrimin europian dhe më konkretisht janë në prag të liberalizimit të vizave në zonën Shengen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!