Hashim Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

schedule14:28 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:28 - 24 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën kur OKB shënon 75-vjetorin e themelit është shprehur se tashmë është koha që Kosova të bëhet pjesë e saj.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Thaçi shkruan se OKB ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në Kosovë për demokratizimin si edhe ndërtimin e institucioneve.

Statusi:

Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë.

Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate. HTH/abcnews.al/