Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili është kapur me kanabis në banesë. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kilogram në dollapin e kuzhinës.
Ndërkohë shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur jetonte në San Benedetto dhe tashmë është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.
Policia deklaron se është një goditur një rrjet i trafikut të kanabisit dhe shtojnë se hetimet po vijojnë që të gjetur anëtarët e tjerë të grupit.e.su./abcnews.al