Hasenhuttl: Lojtarët duhet të kenë impaktin e Brojës, goditja në fytyrë e nervozoi

schedule09:51 - 3 Mars, 2022

schedule 09:51 - 3 Mars, 2022

Armando Broja vazhdon të tregojë se është një lojtarë i madhe, teksa edhe kur hyn në fushën e lojës nga stoli arrin të zgjidhë ndeshje shumë të rëndësishme. E tillë ishte edhe ndeshja mes West Ham dhe Southampton që luhej në FA Cup. 20-vjeçari dhuroi një ndeshje për “kopertinë” në fitoren 3-1, teksa kualifikoi “Shenjtorët” në çerekfinale.

Trajneri Ralph Hasenhuttl e aktivizoi vetëm në minutën e 46 të pjesës së dytë. Broja mori në dorë fatin e ndeshjes, ku menjëherë fitoi një penallti, që shoku i skuadrës Prowse e shndërroi në gol, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes “xhevahiri” shqiptar mendoi të ngre peshë të gjithë të pranishmit, ku mes 5 mbrojtësve Broja “vallëzoi” për të tundur rrjetën e kundërshtarëve për të vulosur edhe fitoren e skuadrës së tij.

Sigurisht, pas sfidës nuk munguan edhe lavdërimet nga ana e trajnerit Hasenhuttl i cili theksoi se Broja mori një goditje në fytyrë e cila e nervozoi dhe që e motivoi edhe më shumë.

“Është ajo çfarë duhet të bëjë një lojtar që vjen nga pankina, duhet të ketë pikërisht atë impakt në lojë. Edhe në ndeshjen e kaluar kundër West Ham ka një qenë një rrezik konstant për ata, mesa duket i adhuron ndeshjet kundër tyre.

Si po shkon zhvillimi i tij? Pas dy ndeshjeve jo edhe aq të mira, ai u rikthye te performanca e nivelit të lartë. Ka akoma ndeshje përpara, mendoj se Broja mori një goditje në fytyrë që e nervozoi edhe më shumë, por nëse duhet kjo për ta motivuar atëherë le të marrë goditje të tilla në çdo ndeshje”, u shpreh Hasenhuttl. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!