Hasani: Nuk kam luajtur ende për Helsinkin, kam pasur oferta dhe nga Shqipëria

schedule17:18 - 3 Prill, 2020

schedule 17:18 - 3 Prill, 2020

Sulmuesi i njohur shqiptar, Ferhan Hasani, filloi një aventurë të re te Helsinki, por ende nuk ka luajtur për klubin e ri në kampionat, pasi sezoni u ndalua të fillojë. I quajturi “Buba” foli për Fan Zone në Superport, ku u shpreh: “Mezi po prisja të nisja aventurën time të re te Helsinki, por për fat të keq ndodhi kjo situatë. Deri më tani, këtu ka mbi 1000 raste me të infektuar, por nuk ka izolimi. Thjesht na kanë kërkuar që të shmangim grumbullimet mbi 5 veta.

Mungesa në Instagram? Çfarë të publikoj, gatimet e mia? Jam i izoluar në shtëpi, nuk kemi çfarë të postojmë. Rikthim te Shkëndija e Tetovës? Tani për tani, jam lojtar i Helsinkit dhe nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Gjithsesi, shpresoj të rikthehem në Shqipëri një ditë.

Kam pasur oferta nga klube të Superiores. Sa i përket Shkëndijës, është klubi im i zemrës, por ia lëmë të ardhmes. Kam vendosur të luaj për disa vite në Europë, por deri më tani nuk kam luajtur asnjë ndeshje për Helsinkit. Nuk e di çfarë do të ndodhë, a do të rifillojë sezoni apo jo.

Ndeshja kundër Kosovës? Unë kam luajtur dhe kundër Shqipërisë dhe kam festuar. Jemi profesionistë dhe duhet ta bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë deri tani. Do të jetë shumë e vështirë për ne, shpresoj të fitojë më i mirë. Edhe ne si lojtarë, e presim prej shumë kohësh të kualifikohemi në një Europian.

Këtu kemi luajtur ndeshje të Kupës, kam luajtur katër ndeshje. Kampionati nuk ka filluar akoma. Në Arabi Saudite, kam luajtur të gjitha ndeshjet, ndërsa më pas vendosa të mos luaj gjysmën e dytë të sezonit, për t’u transferuar këtu te Helsinki”, tha Hasani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!