Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hasani me homologen daneze: Folëm për negociatat me BE, presidenca daneze mbështetje për Shqipërinë

schedule10:43 - 20 Maj, 2025

schedule 10:43 - 20 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, me homologen daneze, Marie Bjerre.

Hasani u shpreh se gjatë takimit u fol për negociatat e Shqipërisë në BE dhe shtoi se presidenca daneze do mbështesë Shqipërinë.

“Rrugëtimi ynë drejt BE, ishte në fokusin kryesor në bisedimet me homologen daneze. Danimarka merr presidencën e BE më 1 korrik dhe kemi bindjen se Shqipëria do të pëmbushë rrugëtimin e saj. Rruga drejt BE, kalohet nëpërmjet arritjeve dhe meritave të fituara. Procesi është tërësisht i bazuar në meritë. Shqipëria do të jetë partnere e besueshme e BE. Dialogu me Danimarkën është i rëndësishëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!