Teuta nuk ia doli të përmbysë Shamrock Rovers sot në “Elbasan Arena”. Kampionët e Irlandës fituan 0-2, duke siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 0-3.
https://streamable.com/ipv434
Presidenti i kampionëve të Shqipërisë, Edmond Hasanbelliu tregoi se çfarë nuk funksionoi tek ekipi durrsak. Te Teuta do të ketë ndryshime, teksa kreu i klubit durrsak nuk zbulon emrat e atyre që e kanë zhgënjyer në këtë aventurë evropiane. Gazetari i abcnews.al, Vladimir Prenga, na sjell nga Elbasani deklaratën e kreut të durrsakëve.
“I zhgënjyer? Skuadër e fortë ishte Shamrocku, ne bëmë maksimumin por nuk ia dolëm dot. Këto janë skuadra që kanë qenë në kampionat, dhe fizikisht janë më lart se ne. Në fillim besoja se mund t’ia dilnim.
https://streamable.com/0ftdpr
Çfarë nuk funksionoi te Teuta? Fizikisht nuk janë mirë. Do ndryshojmë, do ndryshojmë diçka, por jo ndryshim trajneri. Kush më zhgënjeu më shumë? Nuk them emra se i ngel hatri, por janë disa“, deklaroi presidenti i Teutës. /abcnews.al