Hasan Lika përballë Gentian Mezanit, si mjeshtri ndaj nxënësit

schedule17:49 - 21 Nëntor, 2017

schedule 17:49 - 21 Nëntor, 2017

Ndeshja e Superligës mes Luftëtarit dhe Laçit vuri përballë dy trajnerë të brezave të ndryshëm. Veterani Hasan Lika dhe i riu Gentian Mezani mbetën të pakënaqur me një pikë të fituar.

Shpesh përballë vihen dy breza të ndryshëm.
Kështu ndodhi edhe në Gjirokastër, në përballjen e Superligës, ku veterani Hasan Lika ishte kundër të riut Gentian Mezani.
Trajneri i Luftëtarit, 57 vjeç, dhe ai i Laçit, 15 vite më i ri, ndanë nga një pikë, ndërsa mbetën të dy nën stresin e pasigurisë për të ardhmen.
Lika u dëshpërua që fitorja I iku nga duart në minutën e parafundit, por këtë herë nuk pati arsye për protesta.
As Mezani nuk ishte plotësisht i kënaqur, pasi e mendonte maksimumin.
Laçi I tij, ndryshe nga sa pritej, është në pozicion të mirë, por a mund të pretendojë më shumë?
Mezani e ka nisur karrierën si trajner i parë vetëm vitin e kaluar, në stolin e Flamurtarit, ndërsa krejt ndryshe nga ai, Lika ka 26 vjet në profesion, periudhë në të cilën ka drejtuar ekipe të njohur si Partizani, Teuta apo Kukësi, si dhe Shqipërinë U21./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!