Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi, ka deklaruar në ‘Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se nuk do të jetë pjesë e garës për kreun e PD.
Ndryshe nga hera e kaluar në qershor të vitit të kaluar, ku ajo kandidoi për kreun e PD, ku në garë ishin edhe Lulzim Basha, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, këtë herë Harxhi tha se këtë herë nuk e sheh veten pjesë të garës.
“Partia është në një fazë tranzitore dhe i ka krijuar bazat e rithemelimit. Unë nuk e shoh veten në këto momente si pjesë të kandidimit dhe nuk dotë kandidoj”, tha Harxhi.
/T.H/Abcnews.al/