Harxhi: Kosova ndëshkoi me votë një sistem të kalbur

schedule19:47 - 7 Tetor, 2019

schedule 19:47 - 7 Tetor, 2019

“Ajo që ndodhi dje në Kosovë nuk është thjesht ndryshimi i sistemit dhe kastës politike. Ishte një largim i Kosovës nga sistemi i kalbur. Ka rëndësi ajo që ndodhi dhe mënyra qytetare e zhvillimit të zgjedhjeve”.

Kështu u shpreh në studion e Mbrëmje në ABC News ish zv/ministrja e jashtme Edith Harxhi, e cila theksoi se pa te qytetarët e Kosovës përgjegjësi, shpresë dhe optimizëm.

“Ajo qytetari që nuk krahasohet me asnjë vend të Evropës Lindore. Ata dukeshin dje skandinavë. Përgjegjësia e qytetaria për të shkuar në qendrat e votimit. Kishte një optimizëm të brendshëm. Shihja që qytetarët kishin marrë përsipër një ndryshim dhe VV ndoshta nuk e ka pritur që do ishte e para. Ajo që dua të theksoj është që jam prekur shumë nga mënyra si Kosova i ka zhvilluar këto zgjedhje. Kurti e Osmani këto dy prurje të reja që po sfidonin”.

Sipas saj mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë duhet marrë shembull.

“Jo vetëm ne duhet të marrim shembull, por është e disata herë që Kosova, shqiptarëve iu bën një nder shumë të madh. Ata shpesh na zbardhin faqen për kaq vjet sa kemi bashkë”.

Ish numri dy i diplomacisë shqiptare vlerëson Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, tek të cilët qytetarët e Kosovës panë shpresë dhe ndryshim

“Kjo votë është ndëshkuese dhe shpresë e ndryshim, dhe ndryshimin, qytetarët e Kosovës e kanë parë te këto dy fytyra, kundër stanjacionit dhe njerëzve që përdorën luftën.

Të dy kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Kemi të bëjmë me një model që fatkeqësisht kosova e vazhdon që prej viti 2000, një model hibrid që Kosova nuk po arrin pas këtyre 20 viteve të krijojë modelet ideologjike dhe ajo ka shumë nevojë të formësohet ideologjikisht. Natyrisht që VV dhe LDK do shkojnë drejtë kësaj për interesin e qytetarëve të Kosovës. Duhet të kemi parasysh që LDK do e ketë të vështirë që të puqë programet me VV. VV  është forcë e majtë, Kurti ka thënë që unë gjithçka mund të ndryshoj, por jo ideologjinë time të majtë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!