HARTA/ Zonat ku ka luftime të ashpra, si po shkon pushtimi rus i Ukrainës

schedule12:57 - 16 Mars, 2022

schedule 12:57 - 16 Mars, 2022

Në ditën e 21 të luftës përparimet e ushtrisë ruse në Ukrainë janë ngadalësuar, ndërsa numri i viktimave ka shënuar rritje nga dita në ditë. Ku ndodhen forcat ruse aktualisht, cilat zona të Ukrainës kanë pushtuar?

Sipas BBC, forcat detare janë përqendruar në Detin e Zi në afërsi të Odesës.

Ndërsa Mariupoli vazhdon të mbetet i rrethuar nga ushtria ruse, njëkohësisht rusët po tentojnë të shkëpusin Kievin nga pjesa tjetër e Ukrainës, me trupa të mbledhur në pozicione të shumta rreth qytetit. Gjeneralët ukrainas në kryeqytet kanë thënë se fokusi i tyre për momentin është mbajtja e artilerisë ruse jashtë rrezes së qendrës së qytetit, raporton abcnews.al.

Një kolonë e blinduar ruse 40 milje në perëndim të qytetit është shpërndarë tani, duke lëvizur më shumë artileri dhe raketahedhës brenda rrezes së periferisë së kryeqytetit.

Megjithëse trupat ruse janë shtyrë përpara drejt periferisë së Kievit, përparimi i tyre në veri ka qenë më i ngadalshëm se në jug. Përparimi kryesor drejt kryeqytetit fillimisht erdhi nga Bjellorusia në anën perëndimore të lumit Dnieper nëpërmjet Çernobilit.

Për sa i përket jugut, forcat ruse kanë bërë përparime të shpejt, duke u avancuar në lindje dhe perëndim nga Krimea./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!