Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura.
Teksa Rusia është pozicionuar në terren, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Uashington ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është plotësisht i përgatitur për një pushtim në shkallë të gjerë, i cili mund të ndodhë në çdo moment. Sipas tij forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë. “Ai është aq i gatshëm. Ne kemi thënë çdo ditë tani dhe sigurisht që është e mundur që sot të jetë ajo ditë”, thotë zyrtari.
Lexo edhe: Ç’mund të presim pasi Ukraina të pushtohet nga Putin
Kur u pyet për trupat ruse që rrethojnë Ukrainën, zyrtari thotë se ato janë “gati për të shkuar”.
Përafërsisht 80% e forcave ruse janë pozicionuar që do të thotë se janë gati të pushtojnë nëse jepen urdhra, sipas vlerësimit të fundit të SHBA. Të hënën, rreth 40 deri në 50% e trupave thuhej se ishin në atë pozicion.
Aktualisht autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.
Lexo edhe: Alarmi për sulm të plotë rus në Ukrainë, BE-ja bën gati sanksione të reja
Ata janë të pajisur me gjithçka, nga tanket dhe artileria deri te fuqia ajrore dhe mbështetja detare.
/abcnews.al